AktualitetFotoPolitikëTe FunditTe Gjitha

Rama gjithmonë bie në sy për veshjen, por këtë radhë vëmendjen ia mori Nikolla (FOTO)

Pasditen e sotme u zhvillua ceremonia e betimit të qeverisë Rama II në selinë e Presidencës. Të gjithë ministrat mbërritën në kohë.

E para që mbërriti në Presidencë ishte ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ndërsa i fundit ishte kryeministri Edi Rama.

Por një gjë ishte ajo që na bëri më shumë përshtypje. Të gjithë ministrat, ashtu edhe kryeministri Edi Rama ishin veshur me të zeza. Të gjithë përveç ministres Nikolla e cila ishte veshur me një kostum ngjyrë blu.

Zakonisht ai që është gjithmonë ndryshe në veshje është kryeministri Rama, i cili as sot nuk iu nda atleteve të tij, por këtë radhë vëmendjen e mori Nikolla. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *