FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Qytetari i shqetësuar i shkruan Ramës: “Po ikim drejt kaosit”! Kryeministri mundohet t’i tregoi arritjet e qeverisë

Teksa kryeministri, Edi Rama bënte të ditur se Partia Demokratike kishte pushtuar sërish foltoren e Kuverndit, një qytetar nuk ka nguruar t’i tregoi Ramës gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

Qytetari i shqetësuar i shkruan kryeministrit se njerëzve u është shtuar frika, pasi çdo ditë ka vrasje, grabitje , vjedhje dhe një mas të madhe njerëzish që largohen.

“Ikim drejt kaosit o bish, si ben derman me asigjo ktij vendit. Ka shku thika ne palc dhe se mulon dot as me propagand tv as me propagand portalesh. Vrasje perdit, grabitje, vjedhje ikje ne mas te popullit. Perfundimin vetem zoti e di, ama do jet keq e me keq se jo ti po asnjeri sben hajer per kte vend”, shkuan qytetari.

Vet kryeministri i ka kthyer përgjigje, duke i treguar se vitet e fundit numri i vrasjeve është shumë më pak se c’ka qenë vite me parë .

“Mos u shqeteso Ariel, sepse vrasjet jane shume me pak se c’kane qene dhe mos u merr shume me portale e me tv, ndersa sa per ikjen ne mase, shqiptaret kane ikur e kane ardhur, ikin e vijne dhe do ikin e do vijne, sepse lavdi Zotit jetojme ne nje vend te lire e nuk jemi me ne kohen e bunkerit ku rrinim te tere pa levizur brenda mureve”, shkruan Rama.

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *