KosovaKryesoreTe FunditTe Gjitha

Qëllohet me vezë Ambasadorja e Kosovës në SHBA (VIDEO)

Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku është sulmuar nga një shqiptare, sipas të gjitha gjasave, aktiviste e Vetëvendosjes, gjatë një ligjërate në Universitetin e Denverit.

Çitaku është sulmuar në prani të ish-ambasadorit Christopher Hill i cili në fund të viteve 90’të ka ndërmjetësuar në konfliktin Kosovë -Serbi.

Sipas Ekspres sulmi ka ndodhur pasi aktivistja Vlerta Vdili ka bërë pyetje rreth rastit t vdekjes së Astrit Deharit duke hedhur akuza për vrasje. 

Në këtë moment ajo është goditur me vezë nga aktivistë të Vetëvendosjes. Ndërkohë për sulmin ka rrëfyer edhe vetë ambasadorja në një postim në Facebook.

POSTIMI:

Sot kam qenë e ftuar në një bashkëbisedim nga Denver Women in International Security. Bashkë me Ambasadorin Christoper Hill sqaruam para studentëve dhe mysafirëve të shumtë situatën në Kosovë dhe Ballkan, rritjen e influencës Ruse dhe nevojën për rritjen e vëmendjes së SHBA-ve karrshi Kosovës dhe rajonit tonë. Bashkëbisedimi ishte shumë dinamik, dhe pati shumë pyetje interesante për rrolin e NATO-s, të drejtën ndërkombëtare, rrolin e gruas në proceset e shtetndërtimit etj. Nga fundi I bashkëbisedimit, një aktiviste shqiptare, u ngrit, më akuzoi se jam kriminele, vrasëse ( duke iu referuar vdekjes së Astrit Deharit ), pastaj akuzoi Ambasadorin Hill që po promovon kriminelët. Dhe në fund hodhi vezë në drejtimin tim. Vezët nuk e kanë vrarë kurrë askënd. Po fjalët vrasin. Sigurisht që ndjehem e lënduar nga ato fjalë të rënda, dhe nga ato shpifje pa krip. Është krejt normale të kemi mospajtime, por ato duhet të mbesin në nivelin e debatit, e asnjëhere në sulm e shpifje ndaj tjetrit.Kaq për sonte. Vlora

(J.V/Shuplaka)

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *