BotaTe FunditTe Gjitha

Putin emëron përfaqësuesin e ri në Turqi pas vrasjes së ambasadorit në dhjetor

 Presidenti rus, Vladimir Putin emëroi sot një ambasador të ri në Turqi për të zëvendësuar paraardhësin e tij, i vrarë me armë në dhjetor në Ankara.

“Aleksei Vladimiroviç Jerhov u emërua ambasador i Rusisë në Turqi”, sipas tekstit të një dekreti presidencial, i publikuar nga Kremlini, shkruan Daily Sabah. 

Diplomati rus,  57 vjeç, ka mbajtur postin e këshilltarit pranë ambasadës së Rusisë në Damask të Sirisë para se të emërohej konsull në Stamboll në 2009, ku qëndroi deri në vitin 2015.

“Turqia zë një vend të veçantë në zemrën time”, deklaroi ai në një intervistë me agjencinë ruse të lajmeve TASS, në shkurt.

(M.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!