BotaKryesoreTe FunditTe Gjitha

Protesta del nga kontrolli, makina merr përpara turmën me njerëz, shteti amerikan shpall gjendjen e jashtëzakonshme (FOTOT)

Shteti i Vixhinias në SHBA ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme. Kjo për shkak se një tubim i së djathtës, mori përmasa të frikshme duke shkaktuar edhe të vdekur.

Ndërkohë që të djathtët protestonin, një grup qytetarësh filluan t’i kundërshtonin duke e quajtur demostratëtn e tyre të paligjshme, mirëpo gjatë përplasjes, një makinë përplasi një turmë njerëzish.

Si pasojë një person humbi jetën dhe 19 të tjerë mbetën të plagosur. Ngjarja ndodhi kur njerëzit po largoheshin nga zona, pasi policia e quajti demonstratën të paligjshme.

Guvernatori i shtetit Virxhinia Terry McAuliffe u detyrua të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme për të ndihmuar autoritetet “t’i përgjigjeshin dhunës në tubimin e alternativës së djathtë”.

“Aktet dhe retorika në Sharlotsvil gjatë 24 orëve të kaluara janë të papranueshme dhe duhet të ndalen. E drejta e fjalës nuk është e drejtë për dhunë,” shkruante McAuliffe në Tëitter.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe presidenti Donald Trump, i cili u bëri thirrje të gjitha palëve “të bashkohen si një njeri i vetëm” dhe të dënojnë urrejtjen. 

Një grup nacionalistësh  u mblodhën mbrëmjen e kaluar, në një marshim nëpër kampus me pishtarë në duar dhe me parrulla të tilla si “Jeta e të bardhëve ka rëndësi”. Mirëpo gjatë protestës së sotme, situate u tensionua dhe pati mjaft incidente dhune mes demonstruesve dhe anti-demonstruesve. (D.D/Shuplaka)

virginia 4

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *