AktualitetTe FunditTe Gjitha

PROPOZIMI i Besjan Peshës për bashkinë e Vlorës: Benjamini nga Tetova të shpallet qytetar nderi, plazhit t’i vihet emri i tij

Besjan Pesha, aktivisti i shoqërisë civile dhe i Nisma Thurje, ka një propozim lidhur me ngjarjen tragjike të pak ditëve më parë në Vlorë, ku humbën jetën dy vajza dhe një djalë.

Pesha propozon që Bashkia Vlorë të shpallë të ndjerin Benjamin Ferati si qytetar nderi, për shkak se ai në tentativë për të shpëtuar dy vajzat nga Vlora, u mbyt edhe vetë në ujërat e trazuara në plazhin e Zvërnecit.

“Benjaminin, djaloshin tetovar që dha jetën në përpjekje për të shpëtuar dy vajza nga mbytja, bashkia Vlorë duhet ta shpallë qytetar nderi. Plazhit t’i vihet emri i tij. Kështu sakrifica nuk do shkojë e harruar. Hajde, boll ngritëm halet!”, shprehet Pesha.

Pas ngjarjes tragjike të gjithë ua vunë përgjegjësinë mungesës së sigurisë në plazhe, kjo sepse në plazhin e Zvërnecit kur ndodhi tragjedia, nuk kishte roje bregdetare.

Kujtojmë se mbi 40 të rinj që përpara 2 vitesh u trajnuan në vendet e rajonit dhe në Shqipëri me ekspertë të edukimit fizik në universitetin e Sporteve por të cilët përfunduan të papunë. Bëhet fjalë për projektin e “Baywatch-ve”-rojeve në bregdete të certifikuar për sigurinë në plazhe, projekte që ka shkuar në miliona lekë por që sot nuk u erdh në ndihmë asnjërit prej të rinjve. (D.D/Shuplaka)

I ndjeri Benjamin Ferati nga Tetova
Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

1 thought on “PROPOZIMI i Besjan Peshës për bashkinë e Vlorës: Benjamini nga Tetova të shpallet qytetar nderi, plazhit t’i vihet emri i tij”

  1. Besjan Pesha, lodhesh kot te besh aktivistin e shoqërisë civile, po ben mbrojtje “politike”, po s’ke nga iken. Ti e di perse

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *