EkonomiTe FunditTe Gjitha

Projektet e ndërlidhjes në rajon, Bosnja me 4 projekte, Serbia 2, Shqipëria me asnjë projekt

Në Samitin e Triestes u prezantuan shtatë projektet e reja të ndërlidhjes me bashkëfinancim, vlera e të cilave përllogaritet të jetë 538.5 milionë euro. Nga të 7 projektet, 6 prej tyre janë në transport dhe vetëm 1 në sektorin e energjetikës.

Nga këto, Serbia do të jetë përfituese e dy granteve që do t’i jepen për realizimin e një projekti në sektorin e energjetikës dhe një projekti në sektorin e transportit.

Numrin më të lartë të projekteve e ka Bosnjë dhe Hercegovina, e cila do të mbështetet me grante për katër projekte në transport.

Ndërsa Mali i Zi do të mbështetet në financimin e vetëm një projekti.

Shqipëria dhe Kosova nuk kanë paraqitur asnjë projekt.

Projektet që do të mbështeten me grante:

1.Projekti i Energjisë, interkonjeksioni i gazit: Serbi-Bullgari

2.Korridori i Mesdheut: Segmenti Ponirak – Vraca/Zenica Tunnel

3.Korridori i Mesdheut: Bosnjë dhe Hercegovina – Kroacia CVc Road Interconnection Interconnection II

4.Korridori i Mesdheut: Bosnjë dhe Hercegovina – Kroacia CVc Road Interconnection III

5.Korridori i Danubit: Bosnja dhe Hercegovina – Serbia – Kroacia

6.Korridori Lindje-Mesdhe: Interkonjeksioni hekurudhor Maqedoni-Bullgari

7.Korridori Lindje-Mesdhe: Interkonjeksioni hekurudhor Serbi – Bullgari

Vlera e granteve

Projekti i energjetikës, ku përfitues i grantit është Serbia, përllogaritet që do të ketë një kosto prej 88.5 milionë eurosh, nga të cilat rreth 49.5 milionë do të financohet me grantet e BE-së apo rreth 59% dhe do të hapen 250 vende të reja pune gjatë periudhës së ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes.

Në projektet infrastrukturore, Bashkimi Europian do të financojë 30% të kostove të projektit.

Bosnja, e cila ka katër projekte në transport, kryesisht për ndërtimin e korridoreve lidhës, do të përfitojë katër grante me vlerë 46.1 milionë euro për projekte me vlerë totale investimi 241 milionë euro.

Të katërt projektet parashikohen se do të hapin në Bosnjë 1600 vende të reja pune.

Nga të gjashtë projektet në transport, vlerën më të lartë e ka ndërtimi i korridorit hekurudhor që lidh Lindjen me Mesdheun. Investimi do të kapë vlerën 152 milionë eurove, prej të cilave 45% do të financohet prej granteve të BE-së. /Monitor

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *