AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Programi qeverisës, Rama heq shifrat për disa nga premtimet, në shëndetësi vazhdojnë konçensionet

Fushata e PS-së ishte thjeshtë një fushatë spektakolare e cila u përqëndrua tek kryeministri i cili kërkonte i vetëm timonin për të qeverisur vendin.

Në këtë kontekst , duke qenë se fushata ishte e përqëndruar thjeshtë tek Rama u la menjëanë programi i qeverisë që kishin socialistët për vendin.

Në fund Edi Rama ia doli të triumfojë dhe të marrë i vetëm 74 mandate që i siguruan atij që të qeverisë i vetëm këtë mandat.

Megjithatë PS hartoi “Manifestin e Shqipërisë që duam”, një dokument përmbledhës të asaj që premtojnë të bëjnë 4 vitet e ardhshme, që u publikua në në faqen zyrtare të PS.al para fushatës dhë që është i ngjashëm dhe me programin final të PS-së.  Programi ka pësuar disa ndryshime të “vogla” për disa nga premtimet që me sa duket edhe socialistët e kanë kuptuar se në praktikë janë të parealizueshme dhe thjeshtë u përdorën për fushatë.

Pasi në mandatin e parë premtoi të realizonte 300 mijë vende pune që rezultoo thjeshtë në një limonatë e fushatës elektorale, këtë herë socialistët e ulën në 220 mijë vende pune. Por pavarësisht uljes edhe ky premtim duke patur parasysh se sa “u mbajt”,  premtimi për vendet e punës në mandatin e parë, edhe pse numri është ulur me 80 mijë vende të premtuara, përsëri duket pothuajse utopike të arrihet duke patur parasysh që investimet e huaja pothuajse mungojnë, kështu që është hequr nga programi final.

Shëndetësia falas për të gjithë duket se bie në këtë mandat. Në program qeveria pranon se se mbi gjysmat e shpenzimeve të qytetarëve janë nga xhëpi i njerëzve dhe jo nga taksimi. Në programin e qeverisë thuhet se gjendja është përmirësuar gjatë viteve të fundit dhe se shëndetësia falas mbetet një projekt afatgjatë, duke hequr dorë nga premtimi i mandatit parë për “Shëndetësi falas për të gjithë”

Nga ana tjetër shpenximet e shqiptarëve për shëndetësinë janë më të lartat nga vendet e rajonit, edhe pse program i qeverisë nuk siguron që të ketë shëndetësi falas për shqiptarët duket se konçensionet do të vazhdojnë në këtë sektor sipas formulës së partneritetit publik-privat. Kjo mbase nuk lë një shije të mirë duke patur parasysh konçensionin për “check up” që pak njerëz e realizuan.

Një tjetër premtim ishte edhe ai për pensionet duke premtuar rritje pensionesh dhe shpërblim 7-10 mijë lekë, sipas asaj që shkruhej në manifestin e socialistëve. Ndërkohë që në programin final shifrat janë hequr dhe thjeshtë thuhet që në këtë mandat në fushën e pensioneve do të synohet rritja e të ardhurave nga kontributet me rreth 30 përqind dhe numrit  të kontribuesve në rreth 1 milion në vitin 2021, duke përmirësuar ndjeshëm raportin përfitues-kontribues, si dhe duke ulur edhe më tej deficitin e skemës së pensioneve.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me pagën minimale ku socialistët kanë hequr shifrat.

Para fushatës thuhej se paga minimale do të jetë 30 mijë lek, pasi fitoi mandatin i vetëm me sa duket edhe ky premtim u është dukur i vështirë për t’u arritur dhe shifrën e premtuar 30 mijë lek e kanë zëvendësuar me ër “rritjen e ndjeshme të pagave dhe pensioneve”. Deri këtu nuk ka shum gjëra për t’u çuditur pasi njerëzit e kanë kuptuar që ajo që thuhet në fushtaë është vështirë oër t’u realizuar, tani mbetet të shihet të paktën këto premtime që janë lënë të shkruara ashtu siç ishin para fushate a do të realizohen a jo, tani që timonieri e ka i vetëm qeverinë.

(B.H/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *