FlashSportTe FunditTe Gjitha

Pothuajse zyrtare, merr fund dilema. Kristian Panuçi merr drejtimin e Kombëtares

Pas më shumë se një muaj negociatash duket se është gjetur pasuesi i de Biazit. Fjala është për Kristian Panuçi.

Mes shumë kandidaturave, presidenti Armand Duka ka eleminuar më rradhë ata që nuk mund të uleshin në këtë pozicion për të zgjedhur në fund atë që është parë si i duhuri.

Kristian Panuçi mësohet se do të marrë detyrën e trajnerit të ri edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë lajm të mësuar gjatë ditës së sotme.

Orët në vazhdim pritet të sjellin zhvillime konkrete dhe zyrtarizimin e trajnerit të ri që do të pasoj De Biasin.

Panuçi është 44 vjeç dhe në karrierën e tij ai ka qenë lojtar disa skuadrave me emër si Milani, Xhenoa, Reali i Madridit, Chelesa, Roma apo Parma.

Sakaq si trajner Panuçi nuk ka ndonjë eksperiencë të jashtëzakonshme, pasi ka drejtuar vetëm dy skuadra, Livornon dhe Ternanan. (E.K/SHUPLAKA)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *