AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Politika e vjetër shqiptare mendon si të ruajë karrigen”, ironizon Kejdi Mehmetaj

Kandidatja për deputete e LSI-së për Tiranën, Kejdi Mehmetaj, nuk ka ngurruar të ironizojë partitë politike që përbëjnë të vjetërën në Shqipëri. Në takimin e organizuar me të rinjtë për punësimin, ajo u shpreh se në “fjalimet e tyre kyçe ata harrojnë ç’kishin premtuar se nuk kanë mbajtur”. 

Më tej ajo foli për objektivat e LSI-së që kanë në fokus punësimin e të rinjve.

“Nga karriget e tyre mendonin si të ruanin ato karriget e veta. Janë qindra mijëra shqiptarë që cdo vit hedhin lotarinë amerikane, Kjo klasë e vjetër e politikës shqiptare mendonte si të ruante karrigen e saj, ndërsa LSI mendonte si të dilte para jush. Kur iu mbledhin thonë ato fjalimet kyçe, harrojnë për ato që ishin premtuar dhe duheshin mbajtur.

Ndërsa ne vijim me program, me ligj për vullnetarizmin. Ne sot vijmë përpara jush duke iu thënë se arritëm ta bëjmë të mundur projektin tonë të famshëm për praktikat e punës për studentët. Ne sot vijmë me një fjalë të mbajtur, që zëri ynë në asnjë moment nuk është kursyer për të bërë ndryshimet. Jo për interesin tonë personal por për atë që është më e mira për të rinjtë shqiptarë.

Një plan që do e ulë papunësinë e të rinjve dy herë në shumë pak kohë. Ne kemi një program konkret që i ndihmojnë të rinjtë të ngrejnë bizneset e tyre.”

(XH.A/SHUPLAKA)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *