AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

PLAS DEBATI/ Ervin Salianji: ”Nuk u bashkuam me Ramën”, Aktivisti Kote: Mos i mendo kaq naivë qytetarët

Plas debati në rrjetet sociale pas firmosjes së marrëveshjes mes Bashës dhe Ramës. Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji thotë se Rama është rrëzuar dhe se ata nuk janë bashkuar me Ramën, por është qeveri teknike, ndërsa aktivisti Arlind Kote i kujton se qytetarët nuk janë naivë.

DEBATI:

Ervin Salianji: Nuk u bashkuam, morëm disa garanci që qytetarët të votojnë të lirë, Republikën e re do e paraqesim si alternativë dhe do votohet.

Arlind Kote: Ervin Salianji mos i mendo kaq naivë qytetarët. Kauza juaj ishte ndryshe. Me drejtorin e OSHEE do garantoni zgjedhjet? Duket me kilometra larg pse është bërë kjo marrëveshje. Bashkë kemi qenë në tavolinë me Bashën (për importin e plehrave) kur i kam thënë që sot duhen politikanë që mbajnë fjalën, e këtë gjë s’e bëri dot as Basha.

Gjithsesi mendimi im, të shohim si do përgjigjen qytetarët në zgjedhje kurdo qofshin. ” (V.G/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *