AktualitetPolitikëTe FunditTe Gjitha

Pjerin Ndreu replikë Viktor Tushajt: Tradita jonë s’ka zarfe nëpër shkallë, mos jep leksione

Deputeti i Partisë Socialiste dhe njëherazi kandidat i kësaj partie për deputet në Lezhë, Pjerin Ndreu, nuk ka vonuar që t’i kthejë përgjigje kandidatit të Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputet, Viktor Tushaj.

Në reagimin e tij, Ndreu i drejtohet Tushaj me fjalët se “tradita e kafes në qytetin e tij nuk përmban zarfe nëpër shkallë, por shprehje solidariteti.

Më tej, Pjerin Ndreu i kërkon Viktor Tushajt që të mos japë leksione tradite përtej përpjekjeve për t’i bërë njerëzit budallenj.

“Viktor! Tradita jone e kafes sic e quan ti, nuk ka zarf neper shkalle po nje shprehje solidariteti ne pjaten e filxhanit te kafes dhe pa zarf! Keshtu qe njerezit per budallenj mund t’i beni sa te doni, sic keni filluar gjithe keto javet e fundit, me lloj-lloj sajesash e cudish, por te pakten leksione tradite mos jep. Sepse fyen traditen duke e perdorur per te justifikuar nje gjest qe nuk nderon askend.”, shkruan Pjerin Ndreu.

Reagimi i tij vjen pak pas shfajësimit të Tushajt, i cili shkruante për zarfin që i futi në xhep militantit, duke e cilësuar si shenjë respekti ndaj filxhanit të kafes.

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *