BotaTe FunditTe Gjitha

Pesë ish-presidentët amerikanë bashkohen në të njëjtën kauzë, i mbështet edhe Donald Trump (VIDEO)

Të pestë ish-Presidentët amerikanë që jetojnë, duke filluar nga  Jimmy Carter, George H.W. Bush, Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama, janë duke u bashkuar në një nismë për t’i nxitur njerëzit që të dhurojnë në përpjekje për të rimëkëmbur dhe lehtësuar pasojat e shkaktuara nga uraganët Harvey në Houston dhe Irma në Florida.

“Apeli për një Amerikë”, ashtu siç quhet nisma, nisi të enjten në mbrëmje përmes një njoftim të shërbimit publik nga një deklaratë e presidentëve në fjalë.

“Njerëzit po lëndohen këtu. Por siç tha një teksan, ne kemi më shumë dashuri këtu në Teksas se sa ujë”, thotë Xhorxh Ë. Bush, i cili banon në Teksas.

Pas nismës së paraardhësve të tij, presidenti Donald Trump shkroi se e mbështeste nismën në fjalë.

“Ne do të përballemi me çdo sfidë, pavarësisht se sa të fortë janë erërat apo uji i lartë. Unë jam krenar që qëndroj me Presidentët për #OneAmericaAppeal”.”, shkruante Trump.

Videoja komerciale inkurajon shikuesit të vizitojnë portalin “OneAmericaAppeal.org” ku ata mund të dhurojnë. Sipas deklaratës së presidentëve, “100 cent nga çdo dollar” do të shkojë direkt për të ndihmuar viktimat e stuhisë në Florida, ndërsa pjesa tjetër për të prekurit e uraganit Harvey.

Apeli i presidentëve fillimisht ishte drejtuar vetëm në viktimat e Uragani Harvey, por do të zgjerohet për të përfshirë viktimat e Uragani Irma, i cili ka goditur disa ishuj në Karaibe dhe si edhe Floridan këtë fundjavë.

Më shumë se një milion njerëz u zhvendosën për shkak të uraganit Harvey,  që goditi Teksasin juglindor dhe Luizianan muajin e kaluar, duke lënë të paktën 70 të vdekur. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *