AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Përgjigja ”bombë” e kryebashkiakes ndaj Ramës: Edhe një investim që solle, dërgove Sadri Abazin të merrte tenderin me dokumente false (E PLOTË)

Edi Rama gjatë kësaj fushate ka akuzuar pjesë të administratës që sipas tij janë të LSI-së, mes të cilëve edhe kryebashkiaken e LSI-së në Përrenjas, Miranda Rirën. Sipas Ramës, Rira ka punësuar gjithë të afërmit, por kundërpërgjigja e kryebashkiakes është më e fortë se kaq.

”Edhe një investim që solle për shëtitoren përgjatë rrugës nacionale, dërguat Sadri Abazin për të marrë tenderin me dokumenta false, proces që u mbajt peng nga ju për rreth një vit, por nuk ju eci.”, akuzon Rira-Ramën.

Reagimi i PLOTË Kryebashkiakes Miranda Rira:

Sot kryeministri ne ikje dhe deputeti i Prrenjasit dhe Librazhdit, u kujtuan me ne fund per Prrenjasin. Erdhen dhe dhane nje lume akuzash per Kryetarin e Bashkise, sepse nuk kishin çfare t’ju thonin njerezve sesi ata e lane ne mjerim Prrenjasin. Nuk kishin si te justifikoheshin, se kane 26 vjet qe mbushin thesin me vota nga kjo zone, dhe me pa s’ju bie ndermend nese keta njerez jane gjalle apo vdekur. Z. Rama, ti e di fort mire qe une jam më socialiste dhe më e majte se ty. Ku e ke “rilindur”Prrenjasin? Me çfare investimesh?

Çfare ke bere per bujqesine ne kete zone? Sa kohe keni qe genjeni per statusin e minatorit? Ku jane ato qindra vende pune qe do hapje ne Prrenjas? Fondi i zhvillimit te rajoneve qe eshte teresisht i qeverise, s’ka patur para per Prrenjasin, ndersa ke çuar miliona euro per fasada dhe qendra ne bashki te PS. Ju i keni ndare investimet per shqiptaret, ne baze te ngjyres politike qe ka kryetari i bashkise. Sa investime ke çuar ne Librazhd dhe sa ne Prrenjas?

Edhe nje investim qe solle per shetitoren pergjate rruges nacionale, derguat Sadri Abazin per te marre tenderin me dokumenta fallco, proces qe u mbajt peng nga ju per rreth nje vit, por nuk ju eci. Meqe u moret ju i pari me mua, po merrem pak edhe une me ju.

A e dini ju Z. Kryeminister se me fondet e qeverise jane pasuruar shpura qe rri prane jush, ata qe japin dhe marrin fondet qeveritare dhe tenderat, dhe jo qytetaret e Prrenjasit dhe te gjithe Shqiperise?! Prrenjasi eshte varferuar ndersa Rilindja lakuriqe, thote se ka rilindur. U moret me fisin dhe njerezit e mi. Mire une paskam marre shofer nipin tim, dhe ky na qenkerka sakrilegj i madh, do ishte mire te jepnit llogari se çfare bete ju per Prrenjasin dhe per keta njerez qe i keni genjyer per me shume se dy dekada.

Po specialistin e IT-se ku ma gjete kusheri?? Ledio Allko eshte nje punonjes i shkelqyer qe ka mbaruar me 10-ta dhe s’ka asnje lidhje gjaku me mua. Ndersa ai qe ju thoni se eshte krushku im , po ju them se deri dje ka qene Kryetari i Partise socialiste ne Prrenjas, por arroganca e pushtetit e la ne harrese. Ç’te bej une qe kam nje fis kaq te madh dhe mund te qelloje qe nga 230 punonjes qe ka bashkia, shoferi eshte nipi im (sepse eshte e drejte legjitime e çdo njeriu te marre shofer njeriun me te sigurte), dhe se ndonjeri eshte edhe ne lidhje farefisnore me mua? 

Po ju them se jam 100% rrajcare dhe kam nje fis per te cilin jam shume krenare. Leri dokrrat me fare e me fis, por jepi Prrenjasit ate qe i takon Prrenjasit, mjaft më manipuluat me demagogji dhe me rrena kete komunitet. Ndersa ti Z.Balla e di fort mire se ndihmen ekonomike e jep ministria, dhe s’ka asnje lidhje bashkia me kete pjese. Ti ne fakt je i pari, qe duhet te japesh llogari, se perse gjithe fondet i çove ne Librazhd dhe se per Prrenjasin s’te ra ndermend edhe pse ky komunitet ka 3 legjislatura qe te voton.

Kete here, Prrenjasi e ka vendosur, do te votoje jo per Rilindjen e palindur, jo per marreveshje diversantesh, por per nje parti te majte si LSI qe do t’i jape Prrenjasit, Rrajces, Qukesit dhe Stravajt, dinjitetin e munguar. (V.G/SHUPLAKA)

 

                                           

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!