PolitikëTe FunditTe Gjitha

Përfundon mbledhja e Kryesisë, si e komenton PDIU marrëveshjen Rama-Basha

Pas mbarimit të mbledhjes së Kryesisë, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet e drejtuar nga Shpëtim Idrizi ka komentuar marrëveshjen e finalizuar vetëm një ditë më parë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.

Në një deklaratë për mediat, PDIU përshëndet marrëveshjen si edhe shpreh mirënjohje ndaj SHBA-ve dhe BE-së për mbështetjen e ofruar për zgjidhjen e krizës.

“PDIU ka bërë çdo përpjekje për të kontribuuar në zgjidhjen e krizës, duke propozuar Paktin Kombëtar, tryezën e partive parlamentare te Presidenti dhe çdo tryezë tjetër. Ne kemi mbështetur çdo propozim, qoftë paketën “McAlister”, qoftë “McAlister+” që kishte mbështetjen e zëvendësndihmësekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee.

Duke vlerësuar marrëveshjen PD-PS, “Big Mac”, do të vlerësonim e mbetet për t’u parë që zgjedhjet e 25 qershorit të kenë standarde më të mëdha në transparencë më të madhe për financimin e partive politike, pjesëmarrjen e partive politike në procesin e administrimit të zgjedhjeve, numërimit sipas Kodit Zgjedhor, meqënëse votimi e numërimi elektronik nuk është pjesë e kësaj marrëveshjeje.

Heqja e mundësive për koalicione me marrëveshje të dy partive, mundësi që është sanksionuar në Kodin Zgjedhor si e drejtë e të gjitha partive politike, jep mundësitë për të garuar të vetme. Mirëpo, kjo mundësi nuk shoqërohet nga një sistem propocional kombëtar, që do të bënte të barabartë votën për çdo shqiptar e për çdo parti politike.

PDIU fton të gjithë shqiptarët të marrin pjesë masivisht në votime e me votën e tyre të vendosin kush do t’i qeverisë në katër vitet e ardhshme dhe të garantojnë pluralizmin politik në Shqipëri, në mënyrë që të ndahemi njëherë e mirë nga tranzicioni i tejzgjatur 27 vjeçar.

PDIU është e vendosur për të hyrë në zgjedhje me bindjen që kauzat e saj janë të cilitdo shqiptari që mendon si ne: Kemi Veç Një Atdhe!”- thuhet në deklaratë. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *