BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Pas Presidencës, Macron fiton shumicën në Asamblenë Kombëtare. Liri të plotë për të çuar më tej reformat

Pas Presidencës, Emmanuel Macron ka arritur të sigurojë shumicën absolute në Asamblenë Kombëtare duke lënë pas shumicën e partive. Kjo e bën atë ti jap vetes liri të plotë për të çuar më tej reformat, gjatë një procesi votimi të karakterizuar nga një shkallë abstenimi e paprecedentë.

Sipas vlerësimeve të disa instituteve të bëra publike në orën18:00 GMT, kur mbyllen qendrat e votimit, partia e presidentit “Republika në marshim” (REM) dhe aleati i saj MoDem fituan 355 deri 425 deputetë nga 557 gjithsej, dukshëm shumë më tepër se shumica absolute prej 289 vendesh.

Por, nëse fitorja është shumë e thellë, abstenimi, që mendohet ta kalojë shifrn 56%, sipas disa instituteve, ka arritur rekorde të reja për zgjedhjet e përgjithshme. Kjo mund të shpjegohej me disa faktorë: fitorja e njoftuar e partisë presidenciale, një maratonë e gjatë elektorale e filluar në tetor me zgjedhjet paraprake të së djathtës, një neglizhencë në rritje për sa i përket politikës.

Republikanët (të djathtë) dhe aleatët e tyre të qendrës morën nga 97 deri 130 vende. Në kampin e të majtëve, Partia Socialiste, e cila kontrollonte gjysmën e Asamblesë së deritanishme, arriti të merrte vetëm 46 deri 50 deputetë, më tepër se sa e Majta Radikale e cila mori 28 deri 30 vende.

Partia e ekstremit të djathtë francez siguroi katër deri tetë vende, kundrejt dy vendeve që mori në vitin 2012 dhe kryetarja e saj, Marine Le Pen, deputete evropiane, do të hyjë për herë të parë në Asamblenë kombëtare të Francës.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *