KryesoreTe FunditTe GjithaVeç e Shuplakës

Pas ikjes nga politika, Kreshik Spahiu largohet nga Shqipëria? (FOTO)

Një javë pas dorëheqjes dhe të nesërmen e zgjedhjes së kryetarit të ri të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu është parë sot në aeroportin Nënë Tereza të niset drejt Milanos.

Spahiu hoqi dorë nga politika mbrëmjen që Partia Demokratike publikoi emrat e kandidatëve për deputetë. I tradhëtuar nga aleati tij Lulzim Basha, që nuk e bëri pjesë të listës së kandidatëve, mesa duket Kreshnik Spahiu ka vendosur të qëndrojë edhe larg Shqipërisë.

“Shuplaka” sjell një foto ku Spahiu shihet në aeroport duke u larguar, mirëpo nuk dihet nëse bëhet fjalë për një largim përfundimtar nga Shqipëria. Po ashtu nuk dihet nëse Italia është destinacioni apo Milano është thjesht një tranzit për Spahiun.

Më 26 maj, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, kreu i Aleancës Kuqezi ka deklaruar tërheqjen nga politika. 

“Është emisioni i fundit që jemi bashkë Çani, kam ardhur këtu të deklaroj tërheqjen time nga politika, vij nga një bisedë e çuditshme, ishte si një marrëdhënie lufte.  Deklaroj para publikut se çadra ishte një kurth për opozitën e elektoratin shqiptar”,-tha Spahiu.

Ndërsa sqaronte se ky vendim vjen pasi kreu i opozitës e preu në besë duke mos e bërë pjesë të listave të PD-së, në momentin e fundit kur nuk ka më kohë të rregjistrohet as e vetme në zgjehdje, Spahiu tregon mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me kreun e PD-së.

“I vetmi person që nuk ka shkelur në dyert e PD për të lypur mandate, jam unë. Vetëm sot i kam çuar sms: ‘Zoti basha, etika si ekip, bashkëluftëtar, më takon që mos ta ndjek këtë në televizion, ma thuaj ta dëgjoj nga ti.

Biseda që kisha me zotin Basha është kjo, jam njeri me karakter, me edukatë, nuk do largohem nga kjo luftë duke sharë, por nga kjo bisedë iu hoq e drejta AAK-së që të mos përfaqësohej fare në zgjedhje. U pa që AAK mos të jetë pjesë e Kuvendit, më e keqja është se pas dy orësh përfundon afati për t’u rregjistruar edhe i vetëm dhe s’ka më kohë.

Në luftë hyhet në besë, në besë me kauzë, dhe me lider që premtojnë objektivin me të cilin ke hyrë. Largohem nga kjo luftë kokëlartë.”, deklaroi Spahiu. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!