FlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Paralajmërohet takimi trilateral, Kosovë, Shqipëri, Serbi

Gazeta “Danas”, e cila njihet për shkrimet e saj të shumta që kanë të bëjnë me bisedimet Kosovë-Serbi, shkruan se mund të zhvillohet një takim ndërmjet Qeverive të Prishtinës, Tiranës dhe Beogradit, shkruan Express.

Kjo gazetë shkruan se Qeveria e Serbisë ende nuk ka një qëndrim se si do të sillet Kryeministrja Ana Brnabic gjatë takimeve rajonale ku do të marrë pjesë edhe Kryministri Ramush Haradinaj.

Ndërkohë, Danas, nuk ka mundur të marrë përgjigje as rreth takimit se në cilin takim rajonal do të takohen Brnabic dhe Haradinaj.

Duke u thirrur në burime diplomatike gazeta shkruan se një takim ndërmjet qeverive të Serbisë, Shqipërisë dhe Kosovës mund të mbahet brenda një kohë të shkurtër.

“ Ky takim trilateral tashmë është paralajmëruar, e kur të kihen parasysh projketet e iniciuara të proceit të Berlinit, ka indikacione se një takim i tillë mund të zhvillohet në Nish. Beogradi, Tirana dhe Prishtinë do të kenë levërdi nga projektet e përbashkëta, sikur që është ndërtimi i autostradave” shkruan Danas.

(B.H/Shuplaka)

 

 

 

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *