BotaEkonomiTe FunditTe Gjitha

Papunësia në Eurozonë, më e ulëta që prej korrikut 2009

Përqindja e papunësisë në Eurozonë ka mbetur e qëndrueshme në muajin nëntor të vitit të shkuar, 9,8%.

Sipas Zyrës Europiane të Statistikave, ky është niveli më i ulët që prej korrikut 2009.

Kjo përqindje është konform pritjeve të analistëve të pyetur nga ndërmarrësit e shërbimeve financiare “Factset”.

Në muajin tetor, përqindja e papunësisë ishte tashmë 9,8% pas 9,9% në muajin shtator, ku arriti për herë të parë pas pesë vitesh nën 10%.

Në krizën më të rëndë të borxhit, papunësia arriti përqindje rekord në 12,1% në muajt prill, maj dhe qershor 2013. (A.R/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *