FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Panariti: Siguria ushqimore problem akut gjatë negociatave me BE-në

 

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i ftuar në “360 Gradë”  është shprehur se një nga çështjet më sensitive në çeljen e negociatave me BE-në është siguria ushqimore.

“Kryeministri mendon që AKU-ja është polici. Gjithë mendimi i tij është që të vërë një person që të bëjë zap bizneset. A kemi ne kodeks kombëtar? A kemi nivelin maksimal të ndotësve? Drejtori në këtë institucion nuk mund ta bëjë sepse i mungon formimi.

Me hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, problemi më akut do të jetë çështja e sigurisë ushqimore, që nuk është thjesht siguria e thertoreve, por ndërtimi i një sistemi nga ferma në tavolinë, me kartelat e kafshëve, me librin e fermës. E dëgjuat këtë tek fjala e kryeministrit? Është shumë e rëndësishme të kuptohet. Mënyra si ju adresua opinionit publik ishte shumë populiste”, tha ai.

(S.SH/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *