AktualitetEkonomiTe FunditTe Gjitha

Panariti: Dhjetëra hektarë me luleshtrydhe janë dëmtuar nga ngricat

Temperaturat e ulëta, reshjet e dëborës dhe ngricat, përveç problemeve në qarkullimin rrugor kanë dëmtuar edhe bujqësinë.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka deklaruar  se dhjetëra hektarë sera me luleshtrydhe janë dëmtuar si pasojë e motit të keq.

 “Ka dëme në disa dhjetëra hektarë në sera me luleshtrydhe dhe pavarësisht nga përpjekjet e fermerëve nuk ka qenë e mundur. Ne kemi mbajtur evidenca të qarta për të parë se si mund t’u vihet në ndihmë fermerëve.

Por, në pikëpamjen afatgjatë ata duhet të sigurohen. Kemi futur për herë të parë në skenën e sigurimit 974 fermerë. Kam pasur kontakte me agjenci sigurimi për të futur edhe serat pasi këto do të jenë garanci për të përballuar katastrofat natyrore.”, është shprehur Panariti.

Më pas ai ka sqaruar se së shpejti do të realizohet bilanci i plotë i dëmeve të deritanishme.

“Pas një jave do të kemi bilancin e plotë të dëmeve nga kjo situatë. Janë dëmtuar serat me domate dhe luleshtrydhe. Nuk kemi dëme të raportuara në blegtori. Për situatën e dëmeve në sera në Lushnjë dhe Berat do të shikojmë mundësinë e ndihmës së fermerëve.”, shton ministri. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *