FlashKryesoreTe FunditTe GjithaVeç e Shuplakës

PAMJE TË RËNDA, prej javësh të ngujuar te Prokuroria, gruas i bie të fiktë. Policia Bashkiake iu bën presion të largohen (VIDEO)

Pamje të rënda janë ato që vijnë në videot që transmeton “Shuplaka” ku shihen  banorët që protestojnë prej javësh përpara ambjenteve të Prokurorisë këtu në kryeqytet.

Është fjala për 7 familjet e zonës së Unazës që pretendojnë se janë mashtruar nga ndërtuesi i Pallatit. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo as organet e hetimit nuk e kanë marrë parasysh kërkesën e tyre.

Ata thonë sot për “Shuplakën” se Policia Bashkiake ju ka bërë presion që të largohen nga ambjentet e Prokurorisë.

Përveç kësaj ata shihen mjaft të rënduar dhe nga gjendja shëndetësore, ku është dashur dhe ndërhyrja e ambulancës në mënyrë që një nga gratë që janë pjesë e protestës të dërgohet për të marrrë mjekim në Spital.

Gjendja e tyre rëndohet sigurisht dhe nga temperaturat e larta të këtyre ditëve dhe ambjenti aspak i përshtatshëm për të qëndruar.

Edhe pak ditë më parë e njëjtja protestuese denonconte se gjendja e saj shëndetësore ishte duke u përkeqësuar.

 “Unë personalisht vuaj nga një sëmundje që kohët e fundit po avancon për shkak të tmerrit qe po përjetoj. Jam ndjerë keq, në gjendje të fikti, e paralizuar këmbë e duar, më është dhënë ndihma nga urgjenca e Tiranës dhe spitali numer 5 për dy ditë radhë.

 Madje sot me ka rënë të fikët në mes të rrugës dhe e kam parë veten në spitalin ushtarak me këmben e thyer. I bëjmë thirrje  zotit Adriatik Llalla të hedhi sytë edhe nga ne, presidenti Nishani, Këshillit të Lartë të Drejtesisë”, tregonte pak ditë më parë për “Shuplakën” qytetarja. (E.K/SHUPALKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *