FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Paloka për qeverinë e re: Edhe votëbesimin e kërkoi në errësirën e natës, në Parlamentin e ngrysur si fytyra e Ruçit

Me dy fjali dhe mjaft qartë, kështu e ka komentuar Edi Pakoka, nënkryetari i kuvendit miratimin e programit të qeverisë ‘’Rama 2”. Ai thotë se kjo është qeveria e errësirës, që edhe votëbesimin e kërkoi natën.

“Qeveria e erresires…Edhe votbesimin e kerkoi ne erresiren e nates ne nje Parlament te ngrysur si fytyra e Gramoz Rucit”, shkruan Paloka.

Kujtojmë se programi i qeverisë u votua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kuvend me 78 vota pro, 51 kundër dhe 7 prej deputetëve që ishin të pranishëm  nuk votuam.

”Shuplaka” zbuloi sot emrat e deputetëve që munguan dhe ata që votuan kundër.

Sipas votimit 4 deputetë munguan, 3 prej të cilëve kanë qenë të LSI-së. Agron Çela, Lefter Koka dhe Vangjel Tavo kanë munguar me arsye, ndërsa 1 deputet ka qenë i PD-së. Ai është Tritan Shehu, sepse ishte jashtë shtetit. 16 deputetë të LSI-së kanë votuar kundër.

Nga ana tjetër rezulton se edhe pse pati në total 51 vota kundër programit,  7 deputetë demokratë pasi konfirmuan prezencën e tyre nuk kanë votuar fare, së paku sipas leximit elektronik.

Por burime të PD-së konfirmojnë se nuk kanë votuar fare Sali Berisha dhe Eduard Halimi (edhe pse ishte shënuar prezenca e tyre, ata nuk kanë qenë të pranishëm). Përveç tyre nuk kanë votuar as Dashamir Shehi, Klevis Balliu, Lorenc Luka, Xhemal Gjunkshi dhe Andon Frrokaj.

Sipas informacioneve që ”Shuplaka” ka mundur të sigurojë Balliut, Lukës, Gjunkshit dhe Frrokajt nuk u ka punuar sistemi elektronik. 

(E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *