AktualitetPolitikëTe FunditTe Gjitha

Padia e gjyqtarëve dhe prokurorëve për reformën në drejtësi, Moisiu: Tendencioze, s’duan t’iu gërmohet e kaluara

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka reaguar lidhur me padinë e ngritur nga gjykatësit dhe prokurorët për reformën në drejtësi dhe konkretisht Vettingun. Ai është shprehur se në rast se Gjykata Kushtetuese do ta marrë në konsideratë këtë ankimim, do të ishte shqetësuese.

Sipas Alfred Moisiut, kjo lëvizje nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve është tendencioze për shkak se ata nuk duan që t’u gërmohet e kaluara. Veç kësaj, sipas tij kjo padi tenton të prekë Vettingun.

“Padia e gjyqtarëve e prokurorëve është tendencioze, pasi tentohet të preket vettingu. Kjo padi ka qëllim të mbrapshtë. Shqetësim përbën edhe pranimi i kërkesës nga Gjykata Kushtetuese. Duan që dorëheqja të njihet sa të zbulohen fakte ndaj tyre. Shoqata do që të pakësohen kriteret pranuese. Gjyqtarët duan të mos gërmohet e kaluara e tyre. Nga vettingu do të ketë përmirësime në vend.”, është shprehur ish-presidenti Alfred Moisiu.

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!