PolitikëTe FunditTe Gjitha

Një ditë pas marrëveshjes, Balla: I shoh të vështira mundësitë e PD-së të dalë para popullit

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, në një takim me banorët e Fushë-Labinotit në Elbasan, ka folur sërish për marrëveshjen Rama-Basha, të finalizuar një ditë më parë.

Sipas Ballës, pavarësisht se u siguruan zgjedhje me opozitën, edhe po të mos ndodhte kështu ato do të ishin sërish legjitime. Deputeti socialist shprehet se e sheh pak të vështirë mundësinë e PD-së që të dalë para popullit me alternativat e saj.

“Edhe pse u përbetuan që nuk do të jenë në zgjedhje dhe nuk do të votojnë Vettingun, ja ku jemi sot, për të garantuar se zgjedhjet do të kenë edhe PD, pavarësisht se zgjedhjet edhe pa ta do të ishin legjitime dhe me standarde. Tashmë do t’i japim mundësinë edhe ndonjë demokrati që është këtu që të votojë për atë parti që ai mendon, edhe pse thirrja ime është që PD ka nevojë të reformohet dhe të kuptojë se kush janë problemet dhe hallet e shqiptarëve; sepse nuk ishin hallet e shqiptarëve të gjithë ato kërkesa të PD të cilat nuk kishin bazë: kërkesa për qeveri teknike e cila ka rënë poshtë; kërkesa për mbajtjen e zgjedhjeve në tetor e nëntor sigurisht që ka rënë poshtë.

Tashmë jemi në kushtet që çdo parti duhet të dalë përpara popullit. I shoh pak të vështira mundësitë e PD të dalë përpara popullit e të shfaqë alternativat e saj, për aq kohë sa 4 vite në opozitë nuk u mundua minimalisht të hartonte një alternativë. E vetmja alternativë e besueshme që ka sot Shqipëria është alternativa që ofron PS”,ishin fjalët e Ballës, i cili kryeson qarkun e Elbasanit në listat e PS-së. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *