FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Nis seanca plenare, 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Dritan Priftit

Pas debateve të djeshme kuvendi është mbledhur  përsëri sot në seancë plenare. Kështu, pas situatës së krijuar mbrëmjen e djeshme pas vendimit për përjashtimin nga seanca të deputetit demokrat, Flamur Noka, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi shtyhu punimet për sot. 

Në fillimin e seancës së sotme është mbajtur edhe një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Dritan Priftit. Prifit u ndaj nga jeta mbrëmjen e djeshme pas një beteje të gjatë me sëmundjen në gjak. 

Sjellim në vëmendje që për Flamur Nokën u vendos dje nga  Konferenca e Kryetarëve,  që ky i fundit të pezullohej për 10 ditë nga seancat parlamentare.

Sakaq, Ruçi, rrëzoi kërkesën e deputetëve të opozitës së bashkuar (PD, LSI dhe PR) për të pezulluar kryeministrin Edi Rama nga seanca, pas pretendimit se ka përdorur fjalë fyese ndaj ish-liderit demokrat, Sali Berisha. (J.V/Shuplaka)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *