FlashSportTe FunditTe Gjitha

Nesër përballja me Dinamon e Kievit, Daja: Nuk është e zakonshme të luajmë në këto nivele, por kërkojmë fitore

Nesër Skënderbeu do të përballet me Dinamon e Kievit në transfertë, ndeshja e parë e ekipit korçar në “Europa League”. Kjo është një sfidë shum e vështirë për ekipin shqiptar duke patur parasysh nivelin e kundërshtarit, por megjithatë trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, edhe pse e ka konsideruar si një ndeshje mjaft të vështirë ka thënë se ekipi i tij do të provojë të marrë fitoren ndaj çdo kundërshtari.

“Nuk është diçka e zakonshme për ne të luajmë ndeshje në këto nivele, ndaj padyshim favorite për duelin është Dinamo. Por ne me siguri që do të kemi shanset tona dhe do të mundohemi të tregojmë lojën tonë. Edhe skuadrat e tjera në grup kanë më shumë eksperiencë, por do të luftojmë edhe me ta për t’u munduar që të marrim disa fitore”, tha ai. (B.H/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *