FlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Në ditën e parë të punës si shef i ekzekutivit, Haradinaj merr vendimin e rëndësishëm që prek demarkacionin

Duket se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk I ka zhgënjyer të gjitha ata që besonin se ai nuk ndryshon qëndrim për sa i përket çështjes së demarkacionit edhe nëse bëhet kryeministër. Pasi deklaroi dje se versioni aktual i marëveshjes për kufirin me Malin e Zi është i gabuar, sot, në ditën e parë të punës së tij në krye të ekzekutivit, ka shkarkuar Murat Mehen dhe Komisionin Shtetëror për Demarkacion, të cilin Meha e drejtoi.

Kryeministria ka njoftuar se nga sot ky Komision do të drejtohet nga ish-deputeti i LDK’së Shpejtim Bulliqi, i cili ka për detyrë ta krijojë një komision të ri për demarkim.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka propozuar Qeverisë shkarkimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion dhe njëkohësisht e ka caktuar ekspertin e njohur të Kosovës, profesor Shpejtim Bulliqi, që ta krijojë ekipin për të marrë përgjegjësitë për krijimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion”, thuhet në njoftim. 

(B.H/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *