FlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ndryshim kufijsh në Ballkan? Meta: Është hapje e kutisë së pandorës, ja cila është zgjidhja më e mirë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një interviste në RTK në Kosovë i pyetur se çfarë mendon për ndryshimin e kufijve në Ballkan, ka deklaruar se kjo nuk është as gjidhje e mirë pasi sipas Metës kjo do të sillte hapjen e kutisë së pandorës dhe do të kishte zhvillime të paparashikueshme.

Meta tha se zgjidhja më e mirë janë standartet europiane.

“Është hapje e kutisë së Pandorëës që do të sillte zhvillime të paparashikueshme, zgjidhja më e mirë janë vlerat europiane. Në ballkan cdo komb diku është shumicë e diku pakicë, është tepër e vështirë, zgjidhja më e mirë janë standartet europiane”, tha Meta.

Gjithashtu ai shtoi se shqiptarët duhet të bashkëpunojnë në Rajon mes tyre për t’i bërë këto kufij të padukshëm. (B.H/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: