BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Ndahet nga jeta matematicientja e njohur, e vetmja fituese femër e “Medaljes Fields”

Matematicentja e njohur Maryam Mirzakhani, e cila ka qenë e vetmja femër që mori medalijen “Fields” në fushën e matematikës është ndarë nga jeta.  Ishte vetëm 40 vjeç dhe ndërroi jetë pasi prej disa kohësh ishte diagnostikuar me kancer në gji. 

Në vitin 2014, Mirzakhani ishte një nga katër fituesit e “Medaljes Fields”, i cili është paraqitur çdo katër vjet dhe është konsideruar në matematikë si ekuivalent i çmimit Nobel. Ajo u emërua për punën e saj fushën e gjeometrisë komplekse dhe sistemeve dinamike.

Sipas “The Guardian” Mirzakhani ka lindur në Teheran dhe ka studiuar dhe në Harvard. Ajo u bashkua “Stanford University” si një profesore matematike në 2008. (J.V/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *