AktualitetTe Gjitha

Ndahet nga e fejuara pas 6 muajsh, 45-vjeçari kërcënohet për vdekje nga ish-vjehrri dhe ish-kunati

Një 45­-vjeçar ka denoncuar në polici babanë dhe vëllain e ish­ të fejuarës, pasi pretendon se është kërcënuar vazhdimisht nga ata. Sipas tij ai është kërcënuar edhe me vjdekje nga ish-vjerri dhe ish-kuanti i tij.

Kjo ngjarje është kallëzuar dy ditë më parë në Komisariatin e Rrogozhinës, nga 45-vjeçari me iniciale B.D, shkuan një portal online. Burimet thanë se menjëherë pasi i është marrë deklarim të dëmtuarit, është regjistruar procedim penal në ngarkim të dy të dyshuarve, 61-vjeçarit me iniciale S.M. e  28-vjeçarin me iniciale M.M, babë e bir të cilët më pas janë thirrur për t’u marrë në pyetje nga Policia.

Sipas pretendimeve të 45­-vjeçarit, ai ka qenë i fejuar për 6 muaj me vajzën e 61-vjeçarit  nga e cila është ndarë dy muaj më parë  edhe me marrëveshjen e saj. Por ky fakt nuk është pranuar nga familjarët e vajzës 32­- vjeçares të cilët vazhdimisht i kanë kërkuar atij dhe së bijës që të martoheshin dhe të mos e diskutonin më çështjen e ndarjes.

Sipas 45-vjeçarit ish-kuanit dhe ish-vjehrri  herë pas here e marrin në telefon dhe  e kërcënojnë duke i thënë se do ta vrasin, në rast se nuk martohet me vajzën.

Njëkohësisht ai i ka kërkuar policisë që të zbardhen tabulatet telefonike, pasi të gjitha bisedat do t’i vërtetojnë pohimet e tij, të cilat janë mohuar nga ana e dy të dyshuarve. (J.V/Shuplaka)

 

 

kercenim

 

 

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *