KosovaTe FunditTe Gjitha

Mustafa: Dëmet që Serbia i ka shkaktuar Kosovës janë mbi 20 miliardë dollarë

Muhamet Mustafa, në lidhje më  diskutimet që janë bërë në rrafshin ekonomik në bisedimet teknike të Vjenës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tregon se dëmi që i ka shkaktuar Serbia, Kosovës kap shumën mbi 20 miliardë dollarë.

“Kosova natyrisht që i pranon borxhet të cilat i ka marrë deri në okupimin e Kosovës, deri në zhbërjen e autonomisë në vitin 1990. Kosova nuk i pranon as borxhet, as obligimet për borxhe prej vitit 1990 e deri në qershor të vitit 1999 kur është çliruar”, tha Mustafa.

“Dëmet e përgjithshme të llogaritura nga komisioni që unë e kam udhëhequr kanë mbërri mbi 20 miliardë dollarë”, tha Mustafa,

Ndërkohë ai tregon se çfarë është përfshirë në faturën prej 20 miliardë dollarëve që Kosova i ka kërkuar nga Serbia.

“Dëmet e Serbinë ndaj pronës në Kosovë, dëmet e luftës, përjashtimi i njerëzve nga puna, humbja e kursimeve, humbja e pensioneve, plaçkitjet në luftë, dëmet në sistemin buxhetor etj, të gjitha këto i kanë ba një faturë Serbisë, me argumente me anekse të përpunuara, ju kanë prezantu ekipit të Ahtisarit dhe kemi kërku që për një rregullim komplet të marrëdhënieve të Kosovës me Serbisë duhet të pastruar të gjitha llogaritë”, u shpreh Mustafa. (S.SH/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *