AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Mungesa e emrave të komisionerëve në qendrat e votimit, KQZ: E patolerueshme, keni vetëm 6 ditë kohë

KQZ ka deklaruar se partitë politike kanë vetëm 6 ditë kohë për të sjellë emrate e komisionerëve në qendrat e votimit.

zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj deklaroi se kjo është një situatë e patolerueshme dhe u kërkoi partive politike të përmbushin detyrimet e tyre. Sipas KQZ-së, në 30 KZAZ nuk janë sjellë emrat e komisionerëve.

“Në 30 KZAZ s’janë sjellë propozime për komisionerë. Partitë politike të përmbushin detyrimet e tyre, na ndajnë vetëm 6 ditë nga zgjedhjet, kjo situatë është e pa tolerueshme”, tha Hoxhaj.

DEKLARATA E PLOTË:

Vijon të mbetet e patolerueshme situata e emërimeve të komisioneverëve të Qendrave të Votimit nga ana e KZAZ-ve, për shkak të mos dorëzimit të propozimeve nga ana e partive politike që, në zbatim të Kodit Zgjedhor kanë të drejtën të propozojnë anëtarë të KQV-ve.
Nga informacioni i përditësuar, rezulton se 30 KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të KQV-ve. Konkretisht si më posht:
1. Qarku Lezhë (4 KZAZ), KZAZ 12, 13,14,15 – Asnjë parti politike nuk ka dorëzuar propozimet.
2. Qarku Shkodër (4 KZAZ), KZAZ 2, 3 , 4, 5 – asnjë parti politike nuk ka dorëzuar propozimet.
3. Qarku Durrës (5 KZAZ), KZAZ 21, 22, 23, 24, 25 – I ka dorëzuar vetëm PS, ndërkohë LSI, PD dhe PR nuk kanë dorëzuar asnjë propozim.
4. Qarku Tiranë (7 KZAZ), KZAZ 31, 32, 33, 34, 36, 39, 40– nuk i ka dorëzuar PD dhe PR .
5. Qarku Elbasan (6 KZAZ)- KZAZ 46 nuk i ka dorëzuar PS, ndërsa KZAZ 47, 48, 49, 50 – nuk i ka dorëzuar PR dhe PD.
6. Qarku Fier (1 KZAZ), KZAZ 56, nuk i ka dorëzuar asnjë parti politike.
7. Qarku Korçë (1 KZAZ), KZAZ 67 – nuk i ka dorëzuar asnjë parti politike.
8. Qarku Gjirokastër (1 KZAZ), KZAZ 75– nuk i ka dorëzuar PD dhe PR.

Jemi vetëm 6 ditë nga data e zgjedhjeve, ndaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon partive politike të dorëzojnë menjëherë propozimet për anëtarë të komisioneve të Qendra të Votimit pranë KZAZ përkatëse. (B.H/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *