EkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Moody`s i jep sërish Shqipërisë vlerësimin B1, raporti vendos pikat mbi forcimin e institucioneve dhe investimeve të huaja

Gjigandi botëror i vlerësimeve, Moody`s, nuk ka ndryshuar mendim për notën e vlerësimit të borxhit sovran të Shqipërisë. Vlerësimi mbetet i pandryshuar në B1 me perspektivë të qëndrueshme, thuhet në analizën e  kreditit për vendin tonë, një raport i zgjeruar  që publikohet një herë në vit.

Moody`s thekson se edhe pse borxhi publik në Shqipëri është në rënie,  nevojat për financim të qeverisë shqiptare vijojnë të mbeten mjaft të larta.

Dy faktorët kyç, të cilët do të çojnë në rritjen e vlerësimit të vendit tonë janë  rënia e borxhit dhe  forcimi i institucioneve. Sipas tyre këto dy faktorë do të përmirësojë edhe klimën e biznesit si dhe konkurrueshmërinë.

Por, ajo që shqetëson më shumë, është fakti se, Moody`s paralajmëron për një zhvlerësim të borxhit edhe në rast se do të vihej re një rënie e investimeve të huaja direkte. Diçka e tillë është paralajmëruar se do të ndodhë si nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ashtu edhe nga Komisioni Europian.

Spas Moody`s pritet që Gdp-ja të rritet me nga 2%  dy vitet e ardhshme nga 3.4% që ka qenë në vitin 2014.

Rritja ekonomike mbështetet nga përmirësimet në kërkesën e brendshme dhe në eksportet neto. Rritja reale e GDP e Moody-it do të përshpejtojë pak në 3.6% në 2017 dhe 3.8% në 2018 nga 3.4% në vitin 2016.

Niveli i ulët i diversifikimit ekonomik në Shqipëri peshon në profilin e tij të kreditit. Bujqësia përbën 23% të vlerës së shtuar bruto, ndërsa Shqipëria ka gjithashtu një bazë të ngushtë të eksportit, me 50.5% të eksporteve të mallrave të destinuara për në Itali.

Vlerësimi i borxhit të një vendi bëhet mbi bazën e katër shtyllave kryesore; forca ekonomike, ajo institucionale, ajo fiskale si dhe risqet, dhe secila prej këtyre katër shtyllave merr një vlerësim më vete. Notën më të lartë e merr ajo që i referohet risqeve, ndërsa notën më të ulët e merr ajo që i referohet forcës fiskale.

(B.N/Shuplaka)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *