BotaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Mogherini dhe Hahn për marrëveshjen: Treguat pjekuri politike, hapi i parë thelbësor

Përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn, kanë reaguar lidhur me marrëveshjen Rama-Basha për zgjidhjen e krizës politike.

Përmes një deklarate të përbashkët për shtyp, ata janë shprehur se me këtë vendim, klasat politike në Shqipëri treguan pjekuri politike. Ata theksuan se ky është hapi i parë thelbësor, tanimë mbetet të implementohet për të përgatitur zgjedhje me standarde ndërkombëtare.

“Përgëzojmë partitë politike në Shqipëri për marrëveshjen e arritur, që do të çojë në mbajtjen e zgjedhjeve në 25 qershor 2017 me pjesëmarrjen e të gjitha partive. Udhëheqësit politikë u janë përgjigjur pritshmërive të qytetarëve të tyre dhe treguan pjekuri demokratike.

Ky ishte një hap i parë thelbësor. Tani, kjo marrëveshje duhet të implementohet për të përgatitur zgjedhje me standarde ndërkombëtare. Duke qenë se vota në Parlament për ngritjen e organeve të vetting-ut është pjesë e marrëveshjes, ne përsërisim rëndësinë e një implementimi solid dhe të besueshëm të procesit të vetting-ut, që është kyç për progresin drejt anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë dhe aspiratat legjitime të popullit të saj për një të ardhme më të mire.”, janë shprehur ata në deklaratën e tyre.

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *