FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Ministrja teknike Xhulieta Kërtusha thyen zotimin, i jep tender 72 milionë lekë vëllait të kryebashkiakut demokrat

Ministrja e Mirëqënies Sociale, Xhulieta Kërtusha, akuzohet se ka thyer zotimin e VKM-së, për shkak se ka dalë kundër asaj që deklaroi në momentin e marrjes së detyrës, se nuk do të firmoste asnjë tender gjatë kohës që do të ishte në krye të kësaj ministrie, e vendosur me propozim të Partisë Demokratike.

Konkretisht, bëhet fjalë për një tender prej 72 milionë lekësh që ajo akuzohet se ka firmosur, referuar “Shqiptarja.com”.

Flitet se ministrja teknike e Mirëqënies ka firmosur tenderin 72 milionë lekë për Xhavit Ismailin, vëllain e kryebashkiakut demokrat të Vorës, Fiqiri Ismaili, për rikonstruksionin e shtëpisë së të moshuarve në Shkodër.

Tenderi mban datën 9 qershor 2017 dhe është firmosur nga ministrja Kërtusha dhe ndërtuesi Ismaili. 

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *