FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Ministrja Karabina pezullon nga puna drejtoren e TIK: Ka shkelur ligjet e sigurisë së të dhënave

Ministrja teknike e Arsimit Mirela Karabina ka kërkuar pezullimin nga puna të drejtores së Teknologjisë, Informacionit dhe komunikimit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit,  Ornela Koleka.

Sipas ministres, Koleka ka shkelur ligjet e sigurisë së të dhënave.

“Ky pezullim është bërë për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ana e znj. Koleka në kundërshtim me përcaktimet ligjore dhe detyrave të caktuara nëpërmjet urdhrave të Ministrit të Arsimit dhe Sportit si dhe për garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e sistemeve të sigurisë dhe bazës së të dhënave të institucionit”, thuhet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË
Në zbatim të detyrime që rrjedhin nga Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017, “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm nga puna të znj. Ornela Koleka me detyrë Drejtor i Teknologjisë, Informacionit dhe komunikimit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Ky pezullim është bërë për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ana e znj. Koleka në kundërshtim me përcaktimet ligjore dhe detyrave të caktuara nëpërmjet urdhrave të Ministrit të Arsimit dhe Sportit si dhe për garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e sistemeve të sigurisë dhe bazës së të dhënave të institucionit. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *