BotaTe FunditTe Gjitha

Ministri i Koresë: Trump ka ndezur ‘fitilin’ e luftës

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong Ho, mendon se presidenti i SHBA-së Donald Trump ka ndezur mundësinë e një lufte.

“Me deklaratën e tij të çmendur në Kombet e Bashkuara, mund të thuash se Trump ka ndezur fitilin për një luftë kundër nesh”, tha ministri Ri Yong Ho për një agjenci lajmesh ruse.

Gjatë fjalimit në OKB Trump kërcënoi se do ta shkatërronte Korenë  Veriut nëse do t’i duhej të mbronte veten dhe aleatët  saj. Ai gjithashtu u  tall me Kim Jong-un duke e quajtur atë “Njeriu i Raketave”.

Tensionet midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut janë rritur ndjeshëm muajt e fundit. Administrata e Trump ka hasur vështirësi në ndalimin e zgjerimit të programit koreano-verior për armët bërthamore dhe balistike.

Një zëdhënës në Korenë e Veriut deklaroi muajin e kaluar se sa më shumë sanksione do të vendosë SHBA-ja bashkë me aleatët e saj kundër tyre, aq më  shpejtë do të punojë Koreja që të zhvillojë programin e armëve bërthamore.

(B.H/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *