KryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Ministri i Brendshëm Demiraj kërkon shkarkimin e drejtuesve të Policisë në zonat me incidente elektorale

 

Ministri i brendshëm teknik, Dritan Demiraj, kërkoi sot shkarkimin e 3 shefave të komisariateve të policisë në rajonet, ku kanë ndodhur incidente gjatë fushatës zgjedhore.

Demiraj tha se po bashkëpunon ngushtë me Prokurorinë për të zbardhur krimet elektorale, dhe se policia ka marrë të masat për një proces zgjedhor  të rregullt.

“Incidentet e ditëve të fundit në dëm të veprimtarëve politikë të LSI-së gjatë fushatës zgjedhore po hetohen me intensitet nga policia, që të zbardhen sa më parë, për të kthyer sa më shpejt qetësinë në fushatën zgjedhore” – tha për “Zërin e Amerikës” ministri i brendshëm, Demiraj.

LSI kërkoi dje  largimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe të disa drejtuesve vendorë të policisë në disa qarqe.

Ministri Demiraj tha se edhe ai ka kërkuar shkarkimin e disa drejtuesve të policisë në qarqet, ku kanë ndodhur incidentet.

Demiraj u shpreh se marrëveshja e fundit Rama-Basha ka ndikuar pozitivisht për një fushatë  të qetë. 

(M.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!