AktualitetTe FunditTe Gjitha

Mimi Kodheli filmon dhitë, ku ndodhet kandidatja e PS-së (FOTOT)

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, njëherazi kandidate e PS-së për deputete në zgjedhjet e 25 qershorit, ka qenë e pranishme së fundmi në një aktivitet në Has, që kishte në fokus blegtorinë.

E veshur sportive, me xhinse dhe atlete, ajo shfaqet në fotografitë e realizuara duke filmuar/fotografuar dhitë dhe në bashkëbisedime me blegtorët apo banorët e zonës.

Ka qenë vetë Mimi Kodheli që ka ndarë këto pamje krahas të cilave shkruan për mbështetjen që blegtorët meritojnë dhe që ka nisur me regjistrimin me markën e cilësisë së djathir të dhisë së Hasit.

“PANAIRI I DHISË SË HASIT
Mbështetje të pakursyer për këta blegtorë që punojnë përditë në kushte të vështira për të nxjerrë nga duart ato produkte aq të mrekullueshme.
Mbështetja ka filluar me regjistrimin me markën e cilësisë së djathit të dhisë së Hasit, por do të vazhdojë me infrastrukturën dhe rritjen e cilësisë dhe standardeve të këtyre produkteve.”, shkruan Mimi Kodheli.

(XH.A/SHUPLAKA)

dhikodheli1

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *