PolitikëTe FunditTe Gjitha

Meta komenton VIDEON e Ramës me Bashën: Si vjehrra ime kur bëmë koalicion me PD-në

Mbrëmjen e sotme, Presidenti i ardhshëm Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, ka folur për videon e cila u bë virale këto dy ditë. Bëhet fjalë për videon ku kryeministri Edi Rama, kap për krahu kreun e opozitës Lulzim Basha, ndërkohë që ky i fundit po jepte një deklaratë për mediat.

Si të gjithë, edhe Meta nuk ka rezistuar dot pa qeshur pasi ka parë videon e dy liderëve politikë dhe më pas ka rrëfyer një fragment me vjehrrën e tij.

“Më duket sic më ndodhi mua me doktorin, qëkur e takova ndryshova mendim sepse më dukej i ashpër por kur e takova pashë dikë tjetër. Kur e njeh nga afër është më ndryshe, kjo është gjë e mirë, sepse nga larg e paragjykon tjetrin.

Vjehrra ime kur bëmë koalicion me PD-në e kishte tmerr doktorin sepse ishte socialiste, pastaj me kalimin e kohës, kur fliste doktori thoshte: ore nuk qenka kaq i keq, qenka i mirë ky! Kështu po iu ndodh edhe këtyre më duket.”, shprehet Meta me humor.

Kujtojmë se ky takim mes Ramës dhe Bashës, bëhet pas ftesës së PR DHE PAA-SË për të dialoguar. “Hajde se erdha unë”, dëgjohet t’i ketë thënë Rama kreut të opozitës, ndërkohë që ai vijonte fjalën e tij për mediat.

(D.D/Shuplaka)

VIDEOJA:

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *