KosovaTe FunditTe Gjitha

Mediat serbe shkruajnë për Kosovën: Postin e kryeministrit do ta marrë një femër

Krijimi i qeverisë së re të Kosovës nuk është një shetësim vetëm për kosovarët, por edhe për serbët. Media serbe e rrjetit mediatik rus “Sputnik”, shkruan se Ramush Haradinaj do të heqë dorë nga pozita e kryeministrit për ta bërë kryeministre themeluesen e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, në këmbim të shumicës.

Sipas  “Sputnik”, kjo “zgjidhje” i është ofruar autoriteteve politike kosovare nga bashkësia ndërkombëtare, si mundësi për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë.

Në shkrim thuhet gjithashtu se Ramush Hardinaj është nën presionin për të pranuar këtë propozim, sipas të cilit ai mund të zgjidhet zëvendëskryeministri i parë.

Media në fjalë shkruan edhe për Pacollin dhe Ilir Dedën duke thënë: “U ndanë nga koalicioni me LDK-në e Isa Mustafës, premtuan mbështetjen e gjashtë deputetëve të tyre (katër nga AKR-ja dhe dy nga Alternativa) që koalicioni PAN të jetë në gjendje të formojë qeverinë e re.”

Sipas këtij skenari, Behgjet Pacolli do të merrte detyrën e zëvendëskryeministrit të qeverisë së Kosovës, por edhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ky lajm ka bërë shumë sin ë Serbi ashtu edhe në Kosovë, mirëpo ende nuk ka ardhur ndonjë reagim nga palët e përmendura, për ta konfirmuar apo hedhur poshtë lajmin. (D.D/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *