FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Mbledhja e parë e Këshillit të Ministrave, çfarë u diskutua

Kryeministri Edi Rama drejtoi sot mbledhjen e parë zyrtare të Këshillit të Ministrave.

I pari vendim ishte për shpalljen e 2018-s si vitin mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

 Vendimet e tjera lidhen me dhënien e mundësive të nisjes nga puna të procesit të vetting-ut. Qeveria vendosi që ambjentet e ish-godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve t’i jepen institucioneve të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. NdRSA Administrata e vetting-ut do punojë edhe në një pjesë të ndërtesës ku ndodhet Kontrolli i Lartë i Shtetit. Aty do vendoset Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Po ashtu një nga vendimet lidhet me lehtësimin e procedurave me çertifikatat që lëshohen nga Gjendja Civile. Ky ishte edhe një nga premtimet e kryeministrit për lehtësimin e burokracive shtetërore.

Kabineti i ri qeveritar diskutoi edhe për dhënien e një ndihme financiare qeverisë amerikane për të lehtësuar pasojat e dëmeve të shkaktuara nga uraganët “Irma” dhe “Harvei”.

Ndërkohë vendimet e tjera janë për formatimin e qeverisë së re, e cila është më e vogël në numër. Për çdo ministri janë miratuar vedimet për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore.

(S.SH/Shuplaka)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *