ShëndetiTe FunditTe Gjitha

Maskë 100% natyrale për parandalimin dhe eliminimin e njollave dhe rrudhave në fytyrë

Me rritjen e temperaturare dhe rrezeve të forta të diellit jemi më shumë të rrezikuar për të na dalë njolla në fytyrë.  Por ky nuk është vetëm ky një faktor, pasi edhe kalimi i vitetve na bën që lëkura të na thahet dhe të na shfaqen rrudha.

Kjo është një maskë shumë të mirë për parandalimin e shfaqjes së rrudhave dhe eliminimin e njollave në fytyrë, sidomos tani në verë, sipas “Shëndeti+”. 

Përbërësit

1 mollë jeshile 100 gramë

rrush ½ kupë

aloe vera

Përgatitja

E prisni mollën në disa copa të vogla (pa ia hequr lëkurën) dhe e bluani në shtrydhëse derisa të bëhet pure. Lani rrushin dhe i kaloni kokrrat në shtrydhëse, së bashku me xhelin e aloe verës. I shtrydhni mirë deri sa të bëhet një pastë e trashë. Pastaj e futni në një kavanoz dhe e futni në frigorifer. Si ta aplikoni Gjatë natës, pasi të keni hequr grimin, aplikoni maskën në të gjithë fytyrën, qafën dhe pak në gjoks. Mbajeni maskën për rreth 20-30 minuta. Më pas e shpëlani fytyrën me ujë të vakët dhe e thani me një peshqir të butë. E ruani maskën e përgatitur në frigorifer për 3 ditë. Përsëriteni këtë trajtim të paktën 3 herë në javë.

Kujdes! Edhe pse këto përbërës zakonisht nuk shkaktojnë reaksion, është mirë që të bëni një test të vogël në një pjesë të fytyrës. Kështu do të siguroheni që të gjithë përbërësit janë të përshtatshme për fytyrën. (J.V/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *