FlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Marrëveshja për Demarkacionin, SHBA mbështet Thaçin, jo Haradinajn: Kosova nuk humbet territor

Vendimi i Haradinajt për të shkarkuar Komisonin Shtetëror për Demarkacion dhe qasja e tij e palëkundur se marrëveshja aktuale është e dëmshme për Kosovën dhe duhet rishikuar siç duket nuk po i pëlqen Amerikës.

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë nuk ka pranuar të deklarohet ndaj vendimit për shkarkimin e ish-kryetarit të Komisionit Murat Meha, ndërsa kanë lënë të kuptohet se ata e mbështesin marrëveshjen e nënshkruar dy vjet më parë nga Hashim Thaçi.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin marrëveshjen e arritur për demarkacionin e kufirit ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Malit të Zi në  vitin 2015, me të cilën asnjëri nga shtetet nuk humbasin territor. Ne presim që kjo çështje të zgjidhet shpejt duke ruajtur marrëdhëniet konstruktive dhe shumë pozitive ndërmjet dy vendeve”, thuhet në përgjigjen e dhënë për gazetën Express nga Ambasada e SHBA-së.

Kujtojmë se SHBA në vazhdimësi kanë përsëritur qëndrimin e tyre se Kosova nuk ka humbur territor nga kjo marrëveshje. Madje, Departamenti Amerikan i Shtetit këtë çështje e kishte shqyrtuar enkas, duke ardhur në konstatimin se marrëveshja është në përputhje me kufirin e Kosovës të vitit 1974. Vlen të theksohet se aprovimi i demarkacionit me Malin e Zi, Kosovës i ishte kërkuar edhe nga presidenti i SHBA-së Barack Obama.

(B.H/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *