PolitikëRajoniTe FunditTe Gjitha

Maqedoni,shqiptarët marrin 8 ministri, Ahmeti dhe Zaev kanë diskutuar postet

Kryetari I BDI Ali Ahmeti dhe ai I LSDM-së Zoran Zaev kanë mbajtur një mbledhje ditën e sotme për të diskutuar formimin e qeverisë së re.

Ka përfunduar takimi i parë mes Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit të cilët po diskutojnë për formulimin e qeverisë. Takimi zgjati me orë të tëra sot në selinë  e SDSM-së, shkruajnë mediat atje. Sipas raportimeve të fundit, të dy partitë kanë rënë në pajtim për temat më të rëndësishme për formimin  e qeverisë dhe rreth ndarjes së ministrive. Pas mbledhjes asnjëri nga liderët nuk ka dhënë ende deklaratë të hapur për mediat në Maqedoni. 

Pritet që partitë politike të shqiptarëve të marrin tetë ministri. Për pozitën zëvendës kryeministër përmendet emri i Izet Mexhitit ,ndërsa Teuta Arifi ka mundësi që të jetë shefe e diplomacisë shtetërore. Qeveria do të drejtohet nga Zoran Zaev.

Mandatin për formimin e qeverisë, Zaev e mori pak ditë më parë nga Presidenti Ivanov, I cili deklaroi se i’a dha mandatin liderit të LSDM-së vetëm pasi u sigurua që nuk do prekej sovraniteti I Maqedonisë nga “platforma e Tiranës”. (B.H/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *