AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Mamaja e 18-vjeçares greke që u masakrua nga i ati: Babai nuk e vrau për Spiron, të dashurin nga Shqipëria

Për krimin e rëndë që ndodhi në Greqi ku babai vrau vajzën e tij 18-vjeçare  ka folur së fundmi nëna e saj.  Nëna e saj ka deklaruar se nuk beson se  babai e vrau Irinin për arsyen pse ishte e lidhur me një shqiptar.

Ajo tregon se raciste ndaj të dashurit shqiptar ishte vetëm e gjyshja e Irnit. Pasi u mor vesh edhe nga gjyshja që ai ishte shqiptar mamaja e Irinit tregon se asaj dite filloi të ndryshojë pak dhe qëndrimi i babait të Irinit. Ajo thekson se nuk patëm kurrë probleme për këtë fakt

“Por një ditë kur vendosëm të shkojmë në shtëpinë e ish-vjehrrës sime, Irini më tha nëse mund ta merrte dhe të dashurin e saj për t’ia prezantuar gjyshes. Ne pranuam pa asnjë problem. Por kur i tregoi gjyshes se Spiro ishte nga Shqipëria, ajo filloi të ankohej sepse është raciste ndaj tyre. Prej asaj dite filloi të ndryshojë pak dhe qëndrimi i babait të Irinit i cili e dëgjon shumë nënën e tij. Por sërish nuk patëm kurrë probleme për këtë fakt”, pohon nëna e të resë.

Më tej ajo tregon se Irini kishte një vit e gjysmë e lidhur me Spiron dhe duheshin shumë.

“Irini kishte një vit e gjysmë e lidhur me Spiron. Ai e donte shumë dhe kujdesej shumë për vajzën time. Që në fillim na kishte treguar se ishte me prejardhje nga Shqipëria dhe se kishte lindur dhe jetonte në Greqi. Ne e kishim pranuar pa asnjë problem lidhjen e tyre. Ai hynte dhe dilte në shtëpinë tonë, dhe babai i Irinit kurrë nuk më tha që nuk i pëlqente se ishte shqiptar apo për ndonjë arsye tjetër. Madje Irini dhe Spiro kanë shkuar edhe në Shqipëri për pushime”, ka rrëfyer ajo.

 (J.V/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *