BotaTe FunditTe Gjitha

Macron formon qeverinë e re, gjysma e anëtarëve gra. Mes tyre dhe mbrojtja i besohet Sylvie Goulard

Zgjedhja e Emanuele Macron në krye të Francës sjell dhe një erë të re përsa i përket qeverisjes së vendit. Brenda pak ditësh ai krijoi qeverinë e re, ku disa specifika të bëjnë përshtypje sicc është përberja prej 50% e qeverisë nga gratë.

Qeveria e re franceze përbëhet nga 22 anëtarë: disa figura të spikatura, dhe disa të panjohura, të të dy krahëve, të majtë e të djathtë. Ata shkuan në Pallatin presidencial Elysee për mbledhjen e parë të kabinetit.

Anëtari më i moshuar i kabinetit është ministri i brendshëm, 69-vjeçari Gerard Collomb. Ai ka qenë për një kohë të gjatë kryetar i bashkisë së Lyonit, një socialist që luajti rol të rëndësisshëm gjatë fushatës elektorale të Emmanuel Macronit.

Një tjetër 69-vjeçari, Jean-Yves Le Drian, ish ministër i mbrojtjes në qeverinë e mëparshme të Francois Hollande-it, në qeverinë e Macronit ka postin e rëndësishëm të Ministrit të Jashtëm dhe të Europës. Ndërsa ministre mbrojtjeje është përfaqësuesja e partisë së qendrës, 52-vjeçarja Sylvie Goulard, e njohur për pikëpamjet e saj pro-evropiane. (E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *