FlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

LSI kërkon shkarkimin e tij, reagon Haki Çako: Drejtoj një organizatë të depolitizuar

Drejtori i Policisë së Përgjithshme Haki Çako ka reaguar në lidhje me akuzat që janë bërë ndaj tij nga LSI-ja. Çako shprehet se ai qëndron në krye të një institucioni të depolitizuar.

“Jam duke drejtuar një organizatë të depolitizuar. Do jemi në bashkëpunim me Prokuroritë e rretheve”, shprehet Çako.

Kujtojmë se Çako ka qenë në qendër të akuzave kohët e fundit në lidhje me përfshirjen e policisë në akte kriminale që kanë të bëjnë dhe me fushatën zgjedhore. Jo pak raste dhune janë shënuar në këto ditët e fundit dhe shumica e tyre janë ende pa autorë. 

“Kërkojmë shkarkimin e menjëherëshëm nga detyra të drejtorit të përgjithshëm te Policise Haki Cako, të shefit të komisariatit të Policise ne Berat, drejtorit te policise Berat, shefin e komisariatit Lezhe dhe shefin e komisariatit në Fushë Krujë, në të kundërt mosveprimi në një rast të këtillë përballë këtyre faktve skandaloze është bashkëfajësi e funksionarëve më të lartë shtetërorë përfshirë këtu kryetarin e Rilindjes. Ne te kundert do jene te detyruar te mbrojne veten pa i kapercyer kufijte ligjorë”, tha dje Luan Rama.

 (E.K/SHUPLAKA)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!