KryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

LSI kërkon shkarkimin e Çakos, Xhafaj e merr në mbrojtje: Policia nuk të pengon të bëhesh forcë e parë

Fatmir Xhafaj ka theksuar nga një konferencë nga kuvendi se “Policia e Shtetit” nuk  “pengon të bëhesh forcë e parë, nuk  mund të shërbejë si  rrufepritëse për ngarkesat elektorale që vijë nga partitë. 

“Përsa i përket pyetjes në lidhje me policinë e shtetit, policia ne vlerësimin tim nuk të bën forcë të parë dhe as të pengon të bëhesh forcë e parë. Këtë e bën vetëm vota e qytetarëve.  Policia nuk mund të shërbejë si rrufepritëse për ngarkesat elektorale që vijnë nga partitë.  

Personalisht dënoj çdo akt dhune në procesin zgjedhor dhe duhet të dënuar. Policia ka një rol të madh në parandalimin por një rol të madh kanë edhe prokuroria. Një rol të madh ka edhe prokuroria që nuk ka bërë asgjë. Prokurorët kanë përgjegjësi të zbardhin sa me shpejt këto ngjarje. Përdorimi i qëllimshëm i këtyre ngjarjeve është i dënueshëm. Unë i bëj thirrje prokurorisë të bëj punën e saj dhe të nisë me hetimet. Duhet edhe të qetësohet klima edhe politike në prag zgjedhjesh”, u shpreh Fatmir Xhafa.

Sjellim në vëmendje që nuk kanë qenë të pakta incidentet elektorale gjatë javës së shkuar, ku shumë prej të dëmturave janë nga rradhët e LSI-së.

(J.V/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *